Kultura

Dashuria e Ramizit dhe Danicës, në “Ura mbi Ibër”

Të enjten, regjisorja gjermane Kezele do të marrë çmimin “Bernhard-Wicki-Die Brücke” (Ura), që korrespondon edhe me titullin e filmit

Ramizi, një ushtar i ri i UÇK-së plagoset nga forcat serbe dhe duke ikur strehohet në shtëpinë e një vejushe të re serbe, buzë lumit Ibër. Serbja Danica e fsheh Ramizin nga ushtria dhe policia serbe, duke vënë kështu në rrezik vetenm dhe dy fëmijët e saj. Nga ky takim interesant lind, siç ndodh shpesh në film, dashuria në mes të dyve.Përfundimi i luftës i largon sërish dy të dashuruarit nga njëri tjetri.

Regjisorja Michaela Kezele

Ky është me pak fjalë rrëfimi i filmit “Ura mbi Ibër”, i regjisores së re gjermane nga Munihu Michaela Kezele. Filmi mbështetet në luftën por në të nuk shihen fare skena lufte. Regjsorja ka qenë më tepër e fokusuar të paraqesë anën jerëzore e cila si gjithkund e në çdo kohë, edhe në një luftë mund të dalë në rend të parë.

Rolin e serbes Danica e luan kroatja Zrinka Cvitesic ndërsa atë të shqiptarit Ramiz aktori po ashtu kroat Misel Maticevic. Të enjten, (nesër) regjisorja Kezele do të marrë çmimin për regjisorë të rinj “Bernhard-Wicki-Die Brücke” (Ura), që korrespondon edhe me titullin e filmit. Një çmim të lartë do të marrë edhe protagonistja e filmit.

“Ura mbi Ibër” është xhiruar në Kroaci. Filmi është fiksion por megjithatë, urat mbi Ibër i bashkojnë po aq sa edhe i ndajnë, edhe sot vendbanimet shqiptare dhe serbe.

Filmi shfaqet, më 5 korrik në AudimaxX der Hochschule für Fernsehen und Film në ora 22.30 dhe të premten, 6 korrik nëAudimaxX der Hochschule für Fernsehen und Film nga ora 19.30, në Munih