Kosova
Gjermania ka nevojë për punëtorë si kosovarët
Në takim u diskutua edhe për procesin e stërzgjatur të marrjes së vizave të punës, në Ambasadën gjermane në Kosovë
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj është takuar me udhëheqësit të kompanisë gjermane “Lammers”, Andreas Lammers.
Gjatë takimit, është diskutuar për gjetjen e mundësive të depërtimit të fuqisë punëtore të Kosovës në shtetin gjerman, përcjell albinfo.ch.
Duke u munduar të shërbejë si urë lidhëse në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, ministri Lekaj përmendi anët pozitive të fuqisë punëtore të Kosovës, në njërën anë, kryerja e shërbimeve me çmim shumë të lirë dhe në anën tjetër, aktivizimi i punëtorëve të rinj të Kosovës në vendet perëndimore, në këtë rast në Gjermani.
Në takim u diskutua edhe për procesin e stërzgjatur të marrjes së vizave të punës, në Ambasadën gjermane në Kosovë.
Duke u munduar të ndërmjetësojë, në mënyrë që kjo procedurë të kryhet brenda një afati të arsyeshëm kohor, ministri Lekaj njoftoi Lammers, se edhe kompania e tyre mund të luajë një rol të rëndësishëm sa i përket kësaj çështjeje, pasi çdo gjë që lidhet me fuqinë punëtore të Kosovës dhe me investimet në Kosovë, është edhe në interes të shtetit gjerman dhe jo vetëm kosovar.
Duke e parë Kosovën si një alternativë të mirë për investime në infrastrukturë, si dhe duke treguar interesim për marrëveshje për punësim të kosovarëve në Gjermani, Lammers shprehu respekt për punën e deri tanishme të shqiptarëve në Gjermani edhe pse sipas Lammers, të rinjve kosovarë u duhet edhe përgatitje profesionale.
Lammers tha se Gjermania ka nevojë për njerëz të zellshëm dhe punëtorë si kosovarët.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













