Kosova
Evitohet ‘për pak’ përplasja në Kuvendin e Kosovës
Deputetët Liburn Aliu, Salih Zyba e Xhelal Svecla gati janë përplasur fizikisht me deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi e Hajdar Beqën
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur një debat të ashpër dhe ‘për pak’ janë kacafytur me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Deputetët Liburn Aliu, Salih Zyba e Xhelal Svecla gati janë përplasur fizikisht me deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi e Hajdar Beqën, përcjell albinfo.ch.
Incidenti filloi në momentin kur fjalën e ka marrë ministrja Dhurata Hoxha e deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të dorëhequrit filluan t’i bien tavolinës, për rastin Dehari.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti kërkoi që të shkohet në pauzë, pastaj deputeti Memli Krasniqi dhe Librun Aliu u fjalosën e u shtyjnë, ku u inkuadruan edhe deputetë të tjerë, mirëpo në fund ndërhynë edhe deputetët tjerë për të qetësuar situatën.
Video: Kosovapress
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














