E-Diaspora
Gashi fton investitorët të investojnë në Kosovë
Po ashtu, gjatë vizitës së tij, ai takoi edhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve nga Dyseldorfi, Berlini, Ziegeni, Frankfurti, anëtarë dhe pjesë e kryesisë së Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, afaristë të suksesshëm në fushat përkatëse, me të cilët bisedoi për mundësitë e krijuara me Ligjin e ri të investimeve strategjike për të investuar në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.
Në Berlin, përpos takimeve me diasporën shqiptare, Gashi ishte i pranishëm edhe në manifestimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në kryeqytetin e Gjermanisë. Në mesin e ministrave, sekretarëve të Shtetit dhe deputetëve të Bundestagut gjerman, në cilësinë e zv. kryeministrit të Republikës së Kosovës, Gashi ishte zyrtari i parë i Qeverisë kosovare që iu drejtua Qeverisë së re gjermane, e posaformuar nga kancelarja Angela Merkel, përcjell albinfo.ch.
“Në këtë 10-vjetor të Pavarësisë së Kosovës, në Berlin, po shpreh optimizmin që 11- vjetorin qytetarët e Republikës sonë ta presin duke lëvizur të lirë në vendet e Schengenit, ndërsa 20-vjetorin e Pavarësisë si shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Gashi në fjalimin para zyrtarëve të shtetit gjerman dhe korit diplomatik të akredituar në Berlin.
Po ashtu, gjatë vizitës së tij, ai takoi edhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve nga Dyseldorfi, Berlini, Ziegeni, Frankfurti, anëtarë dhe pjesë e kryesisë së Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, afaristë të suksesshëm në fushat përkatëse, me të cilët bisedoi për mundësitë e krijuara me Ligjin e ri të investimeve strategjike për të investuar në Kosovë.
“Para pak kohësh kemi marrë edhe aplikacionin e parë nga një kompani gjermane, pronë e një bashkatdhetari tonë, për t’u kualifikuar si investitor strategjik në fushën e prodhimit të energjisë solare. Kjo do të duhej të shërbejë edhe si një motiv shtesë që ju, së bashku edhe me kompanitë gjermane, të vini në Kosovë për të investuar në fushat e minierave dhe të mineraleve, energjisë dhe turizmit”, theksoi Gashi gjatë takimit.
Dardan Gashi do t’i vazhdojë takimet në Shtutgart, me shkollat e mësimit të gjuhës shqipe.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













