Kosova
Delawie fton deputetët ta votojnë demarkacionin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greeg Delawie ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.
Ai tha se vota për këtë marrëveshje do të tregojë se cilat parti janë serioze, për ta qeverisur Kosovën për të mirën e qytetarëve të saj, e cilat janë të interesuara vetëm për të shënuar pikë politike, përcjell albinfo.ch.
“Sot Kuvendi ka mundësi të ecë përpara dhe të shënojë fitore për qytetarët. Dy vjet e gjysmë të integrimit të mundshëm kanë humbur. Kosova nuk ka kohë të humbë, po aq sa është për liberalizim të vizave, kjo çështje është edhe për të caktuar kufirin me një vend mik e anëtar në NATO. Kjo votë do të tregojë kush është i interesuar për qytetarët e kush të shënjojë poena politikë. Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë PËR. Abstenimi ose mosparaqitja në seancë do të thotë votë kundër. Mos i lini qytetarët tuaj në izolim. Votoni për të ardhmen e Kosovës. Votoni për Demarkacionin”, ka thënë Delawie.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














