Kosova
Konfiskohet mish edhe në Skenderaj
Ditët e fundit ka ‘shpërthyer’ skandali me mishin belg, që ishte i vjetër, deri në 12 vjet, kurse në ditët e fundit është konfiskuar mish nga shitoret e mëdha në Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj
Pas skandaleve më mishin e prishur, inspeksioni i Komunës së Skenderajt ka bërë një kontroll duke konfiskuar sasi të mishit të prishur.
Gjatë këtij inspektimit nuk është hasur në produkte të mishit të importuara nga shteti belg, por shumica prej tyre me origjinë vendore, përcjell albinfo.ch.
“Mish i ngrirë 6 pako, virshlle 4 pako, mish gjedhi i tymosur 5 copë, si dhe qofte 6 pako, në sasi prej 30 kg. Këto produkte janë konfiskuar pasi që është konstatuar që janë jo të sigurta për tregun, (dëmtime në ambalazh, jashtë afateve të përdorimit si dhe mungesë të faturave). Ndaj këtyre subjekteve do të merren masa ndëshkimore konform ligjeve”, thuhet në njoftim.
Ditët e fundit ka ‘shpërthyer’ skandali me mishin belg, që ishte i vjetër, deri në 12 vjet, kurse në ditët e fundit është konfiskuar mish nga shitoret e mëdha në Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














