Kosova
Përkujtohen martirët e masakrës së Krushës
Në 19-vjetorin e Betejës së Landovicës dhe masakrës në Krushë të vogël janë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmoreve dhe martirëve në Landovicë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrat e kryera nga forcat serbe në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ai ka vlerësuar se muaji mars sjell në kujtesë lavdinë e luftës së drejtë, por edhe ditët e rënda nëpër të cilat vendi ka kaluar, si dhe humbjen e njerëzve. Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e masakrës së Krushës së Vogël dhe Krushës së Madhe dhe flijimin e familjes Berisha në Suharekë, familjes Bogujevci në Podujevë e familjes Mirena. “Sot kujtojmë aktin çnjerëzor mbi një popullatë të tërë të pafajshme. Fëmijë, pleq, gra e burra të pambrojtur u bënë cak i terrorit të regjimit serb. Ndër breza do të kujtohen të gjithë martirët, nga gjaku i të cilëve u vendosen themelet e Kosovës së lirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













