Sport
Federer në pushime për disa muaj
Zvicerani do të rikthehet në fushë në turnetë me bar, sipërfaqen e tij të preferuar, duke synuar fitoren e Grand Slemit të Wimbledon, kurse nuk do të luajë në fushat me dh
Tenisti zviceran, Roger Federer ka vendosur të pushojë për disa muaj, pas eliminimit nga turneu Masters i Majamit.
Federer, që nga e hëna e ardhshme (2 prilli) do të zbresë në vendin e dytë të renditjes botërore, përcjell albinfo.ch.
Zvicerani do të rikthehet në fushë në turnetë me bar, sipërfaqen e tij të preferuar, duke synuar fitoren e Grand Slemit të Wimbledon, kurse nuk do të luajë në fushat me dhe.
“Ndeshjen e fundit nuk e luajta mirë, nuk lëvizja lirshëm në fushë. Do të shoh ndeshjen dhe të kuptoj se çfarë nuk funksionoi edhe pse kam gjithë jetën që përpiqem të kuptoj tenisin tim, pa e gjetur asnjëherë”, u shpreh Federer.
“Kam vendosur që të mos luaj asnjë ndeshje në fushat me dhe. Kam biseduar shumë kohët e fundit me stafin tim dhe ramë të gjithë dakord që për mua është më mirë dhe më e lehtë që të luaj vetëm në dy sipërfaqe, atë me bar dhe në çement, duke evituar fushat me dhe. Morëm këtë vendim, pasi kam dëshirë të vazhdoj të luaj tenis edhe për shumë kohë dhe në këtë prizëm, nuk mund të përballoj dot ritmin e kësaj sipërfaqe. Mezi po pres të nis pushimet dhe më pas të rinis stërvitjen ashtu si duhet, për të gjetur ritmin për pjesën e dytë të sezonit”, deklaroi Roger Federer.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














