Kosova
Reagimi i BE-së dhe liderëve kosovarë për arrestimin e Gjuriqit
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përmbajtje, në mënyrë që situata në Kosovë të mos eskalojë.
Kocijançiq ka thënë për agjencinë e lajmeve “Beta”, se të gjitha çështjet me interes reciprok duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut në Bruksel, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton “RTK live”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për qetësi, derisa ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me ligjet dhe kompetencat e veta në arrestimin e Marko Gjuriqit, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se sapo është njoftuar nga organet kompetente dhe Marko Gjuriq ka kaluar nëpër procedurën e rregullt të Prokurorisë dhe Gjyqësisë, si dhe tani është duke u përcjellë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.
Veseli ka thënë se shteti i Kosovës ka zbatuar sot ligjet e veta dhe ka ushtruar sovranitetin e plotë.
“Republika e Kosovës nuk lejon asnjë provokim dhe Serbia duhet të kuptojë se ky vend ka zot shtëpie”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie që të jenë të qetë dhe të mos nxiten nga asnjë lloj provokimi”, ka porositur ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë, pasi në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Marko Gjuriqin.
“Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës. Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që ti respekton ligjet e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe








