E-Diaspora
Banorët nuk duan dëbimin e familjes Shabani nga Kosova
"Familja Shabani është aq mirë e integruar këtu dhe aspak nuk e kuptoj përse duhet të kthehet", pohon Peter Stocker, njëri nga iniciatorët e aksionit
Në Neuried të Gjermanisë, 600 banorë kanë nënshkruar peticionin që familja katëranëtarëshe Shabani nga Kosova, të mund të qëndrojë në Ichenheim. Paraprakisht, kërkesa për azil i ishte refuzuar.
Tani është krijuar grupi përkrahës, i cili shpresat e saj ia ka dorëzuar Komisionit për raste të rënda dhe ka grumbulluar më tepër se 600 nënshkrime, në aksionin e organizuar për peticion.
“Familja Shabani është aq mirë e integruar këtu dhe aspak nuk e kuptoj përse duhet të kthehet”, pohon Peter Stocker, njëri nga iniciatorët e aksionit. Sadete dhe Mirsad Shabani, para tre vitesh kanë ardhur nga Kosova për në Gjermani, me dy fëmijët e tyre Arbnorin (8) dhe Milotin (12), përcjell albinfo.ch.
Ata kanë jetuar në një fshat të vogël në verilindje të Kosovës. Gjatë konfliktit të përgjakshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, ata humbën shtëpinë dhe u frikësuan për ardhmërinë e tyre. Mirsad Shabani pohon: “Shtëpia ynë gjendej 500 metra larg kufirit serb, u godit dhe u shkatërrua tërësisht”. Gjithnjë e më tepër bëheshin pengmarrjet e fëmijëve dhe kërkesa në të holla për lirimin e tyre. Familja e tij gjithnjë kishte frikë për fëmijët.
Kjo arsye dhe kushtet jostabile politike në vend, të cilat edhe më tej janë të pranishme, sistemi i dobët shkollor dhe mundësitë e pakta për të gjetur punë, e detyruan familjen që të arratiset. Një gjë të tillë e bënë në atë kohë kur mijëra të tjerë e lëshuan vendin, shkruan “Badische Zeitung”, njofton albinfo.ch.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2015, supozohet se më tepër se 30 000 persona e kanë lëshuar vendin, duke udhëtuar për në Gjermani.
Fillimisht familja u vendos në Karlsruhe, që më u vendos në qendrën strehimore në rrugën “Hauptstrasse” në Ichenheim dhe pak para festave të Krishtlindjes morën një banesë në rrugën “Heerstrasse”.
Elfriede Roth, qiradhënësja e tyre deklaron: “Nuk mund të paramendoja qiramarrës më të mirë. Familja është gjithnjë e gatshme për të ndihmuar, miqësore dhe e menaxhon për mrekulli banesën”.
Të dy prindërit e kanë fituar me djersën e ballit pagën e tyre dhe nuk janë të varur nga enti social. Sadete Shabani punon në furrën “Kiefer” dhe katër herë në javë zgjohet nga ora 02.00 e mëngjesit për të pjekur prodhime të brumit.
Gjatë manifestimeve, ajo ndihmon në kuzhinë e restorantit “Löwen”. Mirsad Shabani ka gjetur një punë si kopshtar në Thürnau in Altenheim.
Arbnori vijon shkollimin fillor, ndërsa Miloti atë të mesmin. Që të dy pohojnë: “Këtu kemi gjetur miq të shkëlqyeshëm”.
Ashtu si edhe babai, edhe ata janë aktiv në manifestimet sportive dhe luajnë futboll. Fëmijët shumë shpejt e kanë përvetësuar gjuhën gjermane, ndërsa prindërit po përpiqen që t’i përmirësojnë njohuritë e tyre gjuhësore, duke vijuar kurse të ndryshme. Miqtë e tyre e kanë regjistruar këtë rast dhe ia kanë dërguar Komisionit për raste të rënda.
Përkrahësit e familjes janë duke shpresuar se kërkesa e tyre pranë Komisionit për raste të rënda do të miratohet, edhe pse Kosova llogaritet si shtet me origjinë të sigurt.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













