E-Diaspora
Plaçkitja brutale në Austri, arrestohen dy kosovarë
Pesë personat e dyshuar janë të moshës në mes 15 dhe 18-vjeçare. Dy nga të dyshuarit janë kosovarë, një shtetas rus dhe dy të tjerë austriakë. Ata e kanë pranuar veprën dhe sulmin e kanë kryer për shkak të mungesës së parave
Policia austriake ka arritur të ndriçojë një rast të plaçkitjes brutale. Nga mesi i këtij muaji, në Kufstein të Austrisë, ishte sulmuar një person 19-vjeçar nga pesë persona tjerë, me shufra hekuri. Me këtë rast, ai ishte lënduar rëndë dhe ishte në rrezik për jetë.
Policia menjëherë është vënë në kërkim të sulmuesve dhe pas informatave të pranuara, ka arritur të zbulojë pesë personat e dyshuar, ka pohuar shefi i saj, Albert Maurer, shkruan “ORF”, përcjell albinfo.ch.
Pesë personat e dyshuar janë të moshës në mes 15 dhe 18-vjeçare. Dy nga të dyshuarit janë kosovarë, një shtetas rus dhe dy të tjerë austriakë. Ata e kanë pranuar veprën dhe sulmin e kanë kryer për shkak të mungesës së parave.
Atëkohë, viktima ishte dërguar në spital me lëndime të rënda në kokë. Nëntëmbëdhjetëvjeçari edhe më tej gjendet nën përkujdesje mjekësore. Pesë sulmuesit e dyshuar janë burgosur dhe gjenden në burgun në Innsbruck, ndërsa ndaj tyre është urdhëruar masa e burgimit hetues.
Disa minuta më parë, të dyshuarit i kanë plaçkitur edhe katër adoleshentë të tjerë nën kërcënim, duke iu marrë gjësende me vlerë dhe cigare. Gjithashtu, pesë të dyshuarit natën e njëjtë, ata e kanë sulmuar një person në një lokal nate duke i shkaktuar lëndime.
Nga mesi i muajit shkurt, ata e kanë sulmuar edhe një person 39-vjeçar në Kufstein, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















