E-Diaspora
Fillon gjykimi i shqiptarit që vrau me grushte shtetasin e Sirisë
I pandehuri me pasaportë shqiptare, do të duhet të përgjigjet për veprën penale "vrasje"
Pas më shumë se gjysmë viti pas sulmit brutal të një shqiptari 22-vjeçar, në një diskotekë në Henstedt-Ulzburg të Schleswig-Holsteinit në Gjermani, në Kiel ka filluar procesi gjyqësor ndaj tij.
I pandehuri me pasaportë shqiptare, do të duhet të përgjigjet për veprën penale “vrasje”, shkruan “NDR”, përcjell Albinfo.ch.
Ai dyshohet se nga fillimi i muajit shtator të vitit të kaluar me dy grushte ka goditur në kokë një mysafir tjetër në diskotekë, duke i shkaktuar lëndime aq të rënda, sa që pak ditë më pas, viktima ka ndërruar jetë në spital.
Viktima 22-vjeçare nga Siria ka pësuar tronditje në tru, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë, transmeton albinfo.ch.
Sulmuesi i dyshuar ishte arratisur nga vendngjarja. Policia gjermane kishte gjurmuar pas tij me foto nga kamerat vëzhguese. I pandehuri u arrestua në tetor të vitit të kaluar në vendkalimin kufitar me Zvicrën, në Konstanz dhe që atëherë është në paraburgim.
Vendimi pritet të sillet nga fillimi i muajit maj të këtij viti.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













