CH-Ballkani
Kryetari i Preshevës i shqetësuar për fluturimin e ulët të avionëve serbë
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur shqetësimin e tij për fluturimin e avionëve ushtarakë të Serbisë në distancë të ulët mbi Luginën e Preshevës.
Arifi thotë se veprime të tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin te shqiptarët e Luginës, përcjell albinfo.ch.
“Sot rreth orës 14:00 qytetarët e Komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarakë të Republikës së Serbisë. Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin te shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qendrore të mos keqpërdorin hapësirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë”, ka shkruar Arifi.
Ai më tutje ka shtuar se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve ndërsa ka bërë thirrje për përmbajtje ndaj provokimeve të tilla.
“Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që t’i përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane”, ka shkruar Arifi.
From Vucic with love. Dy avione luftarak ne fluturim te ulet kanoses siper Presheves. Ky demonstrim force mbi qytetin kryesor shqiptar ne jug te shtetit serb duhet ti kujtoj Tiranes zyrtare thenien e moçme tonen qe thote "ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron'. pic.twitter.com/vSXyWA1EJS
— Adri Nurellari (@adrinurellari) March 28, 2018
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











