Kosova
Fillojnë fluturimet nga Prishtinë në Paris
Rezervimet për fluturimet nga Prishtina për në Paris ose Kopenhagë mund të bëhen me një çmim duke filluar nga 69 euro për një biletë njëdrejtimëshe
Të mërkurën janë realizuar fluturimet e para në mes të kryeqytetit të Kosovës dhe atij të Francës nga kompania e pavarur ajrore Germania.
Fluturimi i realizuar pasdite nga Parisi është mirëpritur në Prishtinë me fontanën tradicionale të ujit për fluturime të reja, shkruan “mediapress.al”.
“Zhvillimi i mëtutjeshëm i rrjetit të linjave VMF (Vizita Miqve dhe Familjarëve) është pjesë përbërëse e strategjisë së Germania, e cila nuk fokusohet vetëm në linjat drejt destinacioneve verore dhe fluturimeve charter, por gjithashtu edhe në linjat jo të zakonshme”, shprehet Urs. A. Pelizzoni, përfaqësuesi i Grupit Germania gjatë evenimentit në Aeroport, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu risi në planin e fluturimeve të Germania nga Prishtina është edhe linja për në Kopenhagë, e cila ka filluar të premten e kaluar. “Në linjat ndërmjet Prishtinës, Parisit dhe Kopenhagës kemi një bashkëpunim të ngushtë me Air Prishtina. Që nga viti 2012 të dyja kompanitë bashkërisht ofrojnë fluturime për dhe nga Prishtina”.
Leyla Ibrahimi, drejtuese e kompanisë u shpreh: “Kërkesat tona të larta në shërbime dhe ofertat tona të përgatitura enkas për udhëtarët tanë, mundësojnë që të rritemi suksesshëm këtu. Linjat e reja për në Paris dhe Kopenhagë janë pjesë të rëndësishme të këtij zhvillimi. Përmes Air Prishtina aktualisht mund të rezervohen fluturime për në München, Düsseldorf, Stuttgart, Verona, Milano, Basel, Gjenevë dhe Zürich”.
Krahas çmimeve të volitshme, standardit të lartë e kualitativ dhe shërbimit të nivelit të lartë Germania ofron edhe komfort shtesë në fluturimet e saj: Kabina është e pajisur me ulëse të rehatshme dhe ndriçim inovativ. Udhëtarët mund të marrin me vete 20kg bagazh, si dhe 6kg bagazh dore pa patur nevojë të paguajnë shtesë për këto shërbime.
Rezervimet për fluturimet nga Prishtina për në Paris ose Kopenhagë mund të bëhen me një çmim duke filluar nga 69 euro për një biletë njëdrejtimëshe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














