Kosova
Sukur: Akt i turpshëm
Sukur ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, që të japin përgjegjësi për dëbimin e gjashtë gylenistëve
Pas arrestimit dhe dëbimit të gylenistëve ka reaguar edhe Hakan Sukur, ish-futbollisti i kombëtares turke me prejardhje nga Prishtina.
Sukur, përmes rrjetit social “Twitter” ka reaguar ndaj vendimit që dje kanë marrë institucionet e Kosovës.
“Besoj që qytetarët meritojnë veprime të guximshme dhe të respektueshme prej jush, diçka që do t’i bënte krenarë”.
Sukur ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, që të japin përgjegjësi për dëbimin e gjashtë gylenistëve.
“Është po aq e rëndësishme që të ribashkohen baballarët dhe bashkëshortët e pafajshëm me familjarët e tyre, aq edhe presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj të japin përgjegjësitë e tyre për këtë akt të turpshëm”, ka shkruar tutje ai, përcjell albinfo.ch.
Tutje ai ka shkruar se si fëmijë i dy prindërve nga Prishtina, inkurajon ata të ndalojnë veprime të tilla të pakuptimta dhe të turpshme.
“Është detyrë e juaja t’i ktheni ata dhe t’i bashkoni me familjarët e tyre”, ka shkruar ndër të tjerash.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












