Kosova
Sa shumë festa zyrtare në Kosovë
Deputetët e Kosovës kanë kërkuar që ligji për Festat Zyrtare të ndryshohet, por një gjë e tillë ende nuk është shqyrtuar në Parlament.
Sot në të gjitha institucionet publike të Kosovës është ditë pushim. Kjo për shkak të Pashkëve Katolike që kanë qenë dje.
Sipas Ligjit për Festa zyrtare nëse festa i bie të jetë të shtunën ose të dielën atëherë kompensimi i saj bëhet në një ditë të punës, që zakonisht bëhet të hënave.
Kështu për shembull 17 Shkurti, dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës i ka rënë që të jetë e shtunë, atëherë institucionet nuk kanë punuar të hënën më 19 shkurt, shkruan “RTV 21”.
Edhe sivjet shpesh bie që festa të jetë të shtunën ose të dielën, ndërsa të pushohet në ditën pasuese të punës. Dje (1 prill) është festuar festa e Pashkëve, ndërsa sot është ditë pushim. Njëjtë do të jetë edhe javën që vjen. Më 8 prill (e diel) është dita e Kushtetutës dhe po ashtu janë edhe Pashkët Ortodokse. Të hënën më 9 prill në kalendarin e festave zyrtare është ditë pushimi, përcjell albinfo.ch.
Por, cilat janë ditët e festave që institucionet e Kosovës e kanë pushim.
Pas 9 prillit, ditë pushimi do të jetë edhe për 1 Maj që i bie të jetë e martë. Po në maj do të jetë edhe një festë tjetër. 9 maji është Dita e Evropës, por në Kosovë ka hyrë në kalendarin e festave zyrtare.
Pushim institucionet publike do ta kenë edhe më 15 qershor, kur është dita e Bajramit të Madh që i bie të jetë ditën e premte.
Ndërsa, më shumë se dy muaj më pas, pra më 21 gusht do të jetë festë e që është dita e Bajramit të Vogël që i bie të jetë e martë.
Prej gushtit e deri më 25 dhjetor kur janë edhe Krishtlindjet katolike, në kalendarin e festave zyrtare nuk është shënuar ndonjë ditë.
Por, pavarësisht kësaj ka disa vjet që për 28 Nëntor, dita e pavarësisë së Shqipërisë është ditë pushimi, pasi që kjo festë ka hyrë vetëm në kalendarin e festave memoriale, por jo edhe në atë zyrtare.
Deputetët e Kosovës kanë kërkuar që ligji për Festat Zyrtare të ndryshohet, por një gjë e tillë ende nuk është shqyrtuar në Parlament.
Festat zyrtare në Kosovë janë:
Viti i Ri
Krishtlindjet Ortodokse
Dita e Pavarësisë së Kosovës
Pashkët Katolike
Pashkët Ortodokse
Dita Ndërkombëtare e Punës
Dita e Evropës
Bajrami i Madh
Bajrami i Vogël
Krishtlindjet katolike
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












