Sport
VfB Stuttgarti i interesuar për mesfushorin nga Kosova
Sipas një raporti të javores online italiane "tuttomercatoweb.com", "shvabët" e kanë në fokus futbollistin shqiptar
Njëri nga lojtarët i cili viteve të fundit është duke shkëlqyer në Kampionatin shqiptar, është mesfushori nëntëmbëdhjetëvjeçar Esat Mala, me prejardhje nga Mushtishti i Komunës së Prizrenit.
Për mesfushorin shqiptar, kohëve të fundit interes ka shfaqur ekipi i Bundesligës gjermane, VfB Stuttgart.
Në kërkim të përforcimit të ekipit të vet, VfB Stuttgart është duke u interesuar për talentin shqiptar nga Kategoria Superiore.
Sipas një raporti të javores online italiane “tuttomercatoweb.com”, “shvabët” e kanë në fokus futbollistin shqiptar, përcjell Albinfo.ch.
Sipas këtij raporti, përfaqësues të ekipit e kanë vëzhguar Esatin gjatë ndeshjes në mes të KF Partizani dhe KF Kamza. Në muajin janar, ai kishte kaluar nga klubi kosovar KF Ballkani në Tiranë. Në kryeqytetin shqiptar, mesfushori u adaptua për mrekulli duke u aktivizuar në tetë ndeshje, me një asistim.
Para pak kohësh, në Kategorinë Superiore, Esati u zgjodh futbollist i muajit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













