Jeta në Zvicër
27 mijë franga depozitë për një banesë në Zvicër
Rasti më i freskët ishte i një qiradhënësi i cili për qiranë e banesës ka kërkuar hiq më shumë se 27 mijë franga zvicerane si depo
Për të gjetur një banesë në Zvicër, kushtet gjithnjë e më tepër po vështirësohen. Një fenomen i rrezikshëm, për të cilin paralajmëron Natalie Imboden nga Shoqata e qiramarrësve, e cila e di se ku qëndron problemi. Për këtë, qiramarrësit duhet të informohen sa më mirë.
Rasti më i freskët ishte i një qiradhënësi i cili për qiranë e banesës ka kërkuar hiq më shumë se 27 mijë franga zvicerane si depo.
Sipas zonjës Imboden, ky rast është në kundërshtim me ligjin, pasi ai parasheh depozitë prej maksimum tre pagesave mujore të banesës. Ky qiradhënës e ka shfrytëzuar momentin e emergjencës për të gjetur banesë dhe kjo është skandaloze, përcjell albinfo.ch.
Problem i madh gjatë gjetjes së nja banese është sidomos për familjet, pasi ato kanë nevojë për hapësirë të madhe, ndërsa mjetet financiare janë ndoshta të pamjaftueshme për t`i bërë ballë.
Për informata më të hollësishme, që nga fillimi i muajit prill, Natalie Imboden (47) është zgjedhur sekretare e përgjithshme e Shoqatës zvicerane të qiramarrësve dhe do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të kontratës në mes qiradhënësve dhe qiramarrësve.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













