E-Diaspora
Kompania shqiptare në Gjermani do të rrëzojë ndërtesën 96 m të lartë
Njëri nga pronarët e kësaj kompanie, Ilmi Viqa përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kompania ka fituar projektin për rrëzimin e objektit të vjetër të Bankës Gjermane në Frankfurt
AWR Abbruch GmbH, kompania shqiptare në Gjermani e specializuar për rrënimin e objekteve të mëdha, ka marrë edhe një projekt të rëndësishëm, që e bën atë kompaninë më të madhe të këtij lloji në shtetin gjerman.
Njëri nga pronarët e kësaj kompanie, Ilmi Viqa përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kompania ka fituar projektin për rrëzimin e objektit të vjetër të Bankës Gjermane në Frankfurt, shkruan albinfo.ch.
Ai ka shkruar se, “objekti është 96 metra i lartë, kurse punët për demolimin e tij kanë nisur më 3 prill”, përcjell albinfo.ch.
Pronarët e AWR Abbruch GmbH janë vëllezërit nga Gremja e Ferizajt, Nazmi, Ilmi e Gani Viqa, të cilët për çdo vit përkrahin studentët kosovarë me bursa.
Pas këtij rrënimi (i treti më madh), AWR Abbruch GmbH bëhet kompania më e madhe dhe me besueshmërinë më të lartë në detonimin e objekteve të larta në Gjermani.
Nazmi Viqa gjithashtu është kryetar i Unionit të Bizneseve gjermano-shqiptare.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë
















