Kosova
Asociacioni në përputhje me ligjet e Kosovës
Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës, është shprehur zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.
“Asociacioni do të formohet sipas jurisprudencës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja paraprake ka qenë në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Kocijançiç, shkruajnë mediat në Kosovë.
Në Bruksel është njoftuar se drafti i statutit të Asociacionit do të ndihmohet nga ekspertët e OSBE-së në Grupin Drejtues, i cili u formua nga Prishtina, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe përfaqësuesit e dhjetë komunave serbe kanë kërcënuar ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, se nëse Prishtina zyrtare deri më 20 prill nuk do të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ata vetë do ta bëjnë një gjë të tillë, e cila sipas tyre nuk do të përbëjë shkelje por zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













