E-Diaspora
Mësuesit dhe prindërit mobilizohen kundër dëbimit të familjes shqiptare
Familja Zagraxha, pikërisht para pushimeve u njoftua se përpjekjet e saja për të qëndruar në Francë, nuk kanë pasur sukses. E ardhur nga Kosova në shkurt të vitit të kaluar, ajo u vendos në Agen, në lagjen Montanou që nga muaji korrik
Një familjes pesë-antarëshe shqiptare, të ardhur para më tepër se një viti në Francë, i është refuzuar statusi i refugjatëve. Fëmijët e saj janë duke vijuar shkollimin në kolegj dhe në shkollën në Langevin të Montanou.
Familja Zagraxha, pikërisht para pushimeve u njoftua se përpjekjet e saja për të qëndruar në Francë, nuk kanë pasur sukses. E ardhur nga Kosova në shkurt të vitit të kaluar, ajo u vendos në Agen, në lagjen Montanou që nga muaji korrik.
Fëmijët vijuan mësimin në kolegj në Chaumié dhe Dangla, nëpër klasët e nxënësve alofonë (të sapoardhur në Francë) dhe më i riu, 6-vjeçar në shkollën në Langevin.
Nga fundi i këtij muaji pritet që ata ta humbin të drejtën për tu strehuar në qendrën strehuese për azilkërkues, shkruan “Sud Ouest”, përcjell Albinfo.ch.
Pra, me leje apo pa të, disa anëtarë të stafit shkollor dhe prindër të nxënësve, kanë organizuar përkrahje solidariteti për familjen shqiptare. “Shoqatat janë të stërngarkuara”, ka pohuar njëri nga mësuesit e përfshirë në mbështetjen e familjes.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












