Jeta në Zvicër
Pensionisti zviceran nuk e paguan gjobën, vuan dënimin në një burg si në hotel
Një pensionist zviceran nuk ka dashur të paguajë gjobën prej 700 frangave, për këtë ai ka shkuar në vuajtje të dënimit në burgun e Frauenfeldit. Shtatë ditët e kaluara për të kanë qenë sikur në pushim
“Unë jam i pensionuar dhe kisha kohë të shkoja prapa grilave”, ka pohuar 75-vjeçari për “Frauenfelder Nachrichten”. Pas një delikti në komunikacion, ai është dashur të paguajë gjobë prej 700 frangash. Por, kjo nuk i ka shkuar për shtati pensionistit, prandaj vendosi që të shkojë prapa grilave në burgun e Frauenfeldit. Vuajtja e dënimit i është llogaritur me mëditje prej 100 frangash, që i kompensoi me shtatë ditë. Familjes së tij nuk i kishte ardhur mirë: “Të afërmit e mi u rebeluan, por unë dëshiroja ta shijoj këtë luks”, shpjegon i moshuari më tej.
Në fakt, tregimi i pensionistit për qëndrimin në burg duket sikur ai të ketë qëndruar në një hotel për pushim. “Javën në burg vërtetë e shijova siç duhet. Nuk duhej të gatuaja, më shërbenin dhe përkujdeseshin për mua”, ka vazhduar ai shpjegimin, përcjell Albinfo.ch.
Kundër monotonisë, në qelinë e tij ka pasur televizor ose kohën e tij të lirë e ka kaluar me lojën sudoku apo ka lexuar gazeta.
Mbresat më të mëdha: Ushqimi. Ishte shumë i mirë, vinte rregullisht dhe me kohë, ndërsa shërbimi ka qenë për mrekulli. Edhe shtrati ka qenë si i shtëpisë, madje ka qenë e lejuar pirja e duhanit.
Gjatë kohës së qëndrimit të tij në burg, ai ka pasur kohë të mendojë edhe për sistemin penal zviceran. “Mendoj se ky sistem nuk është adekuat, që kriminelët të trajtohen në këtë mënyrë. Patjetër duhet të ndërmerren masa tjera, pasi në këtë mënyrë ndjehesh vërtetë si në hotel”, pohon 75-vjeçari. Për këtë arsye ai preferon pranga në këmbë. Po t’i paraqitet rasti, ai sërish do të bënte ndonjë kundërvajtje dhe do të shkonte me kënaqësi në burg.
Se burgjet zvicerane janë komode, shpeshherë është diskutuar. Por, Benjamin F. Brägger, sekretari i burgjeve rajonale në një pjesë të Zvicrës, në një intervistë të mëhershme kishte deklaruar se burgjet janë pasqyrë e zhvillimit të një vendi. Kushtet e këqija do të shkaktonin pakënaqësi tek të burgosurit dhe do ta shtonin urrejtjen ndaj shtetit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













