Kosova
Mërgimtari nga Zvicra dhuron 50 kompjuterë në Komunën e Malishevës
Paçarizi ka thënë se këta kompjuterë i ka siguruar nga Universiteti i Frieburgut, me të cilin kanë bashkëpunim të mirë dhe ky nuk është donacioni i vetëm, pasi edhe më parë ky universitet zviceran, ka ndihmuar me mjete konkretizuese për shkolla
Komuna e Malishevës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se bashkatdhetari, Agim Paçarizi, ka dhuruar 50 kompjuterë për shkollat e kësaj komune.
“Bashkatdhetari, profesor Agim Paçarizi, një ish i përndjekur politik, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, sot e ka sjellë edhe një donacion nga Zvicra, për komunën e Malishevës. Sot, edhe zyrtarisht Paçarizi ia ka dorëzuar kompjuterët kryetarit të komunës së Malishevës, Ragip Begaj”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch..
Begaj, e ka falënderuar Paçarizin për këtë donacion me rëndësi për shkollat, përkatësisht për pajisjen me kompjuter të shkollave.
“Kjo nuk është hera e parë që profesor Paçarizi, na ndihmon dhe për këtë e falënderojmë pa masë, pasi edhe pse jeton në Zvicër, vazhdon të japë kontributin e tij për vendin, ndërsa kompjuterët e sjellë, janë shumë domethënës, pasi neve na ndihmon që shkollat gradualisht të kompletohen me kompjuterë”, tha Begaj.
Ndërsa Paçarizi ka thënë se këta kompjuterë i ka siguruar nga Universiteti i Frieburgut, me të cilin kanë bashkëpunim të mirë dhe ky nuk është donacioni i vetëm, pasi edhe më parë ky universitet zviceran, ka ndihmuar me mjete konkretizuese për shkolla.
Përndryshe, Paçarizi, i cili jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës, deri në vitin 2012 ka qenë udhëheqës i shkollës shqipe, ndërsa tani është kryetar i shoqatës “Rrethi Shqiptar-Mejrinas” (Meyrin-qytet në Zvicër).
“E kemi obligim ta ndihmojmë vendin tonë dhe me këtë rast ju bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve, që kanë mundësi të ndihmojnë në forma të ndryshme, të bëjnë këtë, pasi e bëjmë për vendin tonë”, tha Paçarizi, i cili e ka falënderuar Universitetin e Frieburgut për këtë ndihmë, ndërsa nxënësve dhe shkollave në Malishevë, ju ka uruar suksese.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













