CH-Ballkani
Bekimi dhe Kasandra jetojnë shumë afër njëri-tjetrit, por nuk kanë kushte të njëjta banimi
Zyrtarisht, në Serbi jetojnë diku rreth 150.000 romë, por sipas shoqatave të ndryshme dhe Këshillit të Evropës, tre-katër herë më shumë, apo rreth 600 000 ose rreth 9 për qind të popullatës
Bekim Gashi dhe Kasandra Cac janë fqinj në lagjen Orlovsko Naselje, lagje kjo e banuar me romë në Beograd. Përderisa njëri ëndërron që e bija e tij të bëhet mjeke, tjetra nuk sheh asnjë perspektivë për fëmijën.
Botërat e tyre nuk kanë distancë të madhe përpos disa dhjetëra metrave: Bekimi, 32-vjeçar, ka fituar strehim social, Kasandra, 20-vjeçare, po mbijeton në një hapësirë jo të shëndetshme, pak më lart, në një kodër fqinje.
Para pak ditësh, romët në Serbi dhe Ballkan e festuan ditën e tyre. Sipas Komisionit Evropian, ata janë të diskriminuar sa u përket të gjithë sektorëve të ekzistencës: strehimit, punës, edukatës, qasjes në përkujdesjen shëndetësore.
Zyrtarisht, në Serbi jetojnë diku rreth 150.000 romë, por sipas shoqatave të ndryshme dhe Këshillit të Evropës, tre-katër herë më shumë, apo rreth 600 000 ose rreth 9 për qind të popullatës.
Pas disa viteve të kaluara nga njërin prej 500 deri 600 shtëpive strehuese në vend, Bekim Gashi dhe familja e tij aktualisht janë vendosur në një banesë prej 60 m2 në njërën prej ndërtesave të komunës, të ndërtuara në vitin 2015 me ndihmën e fondeve të BE-së.
Ata të cilët janë vendosur nëpër ndërtesat sikur Bekimi, në Jabucki Rit, në rrethinën e gjerë të Beogradit, kanë pasur fat që janë zgjedhur. Por, nuk ka vend të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur nevojave të dhjetëra mijëra romëve.
Kasandra Cac jeton në njërin nga rreth njëzet kontejnerëve në afërsi të ndërtesës ku jeton Bekimi, të rrethuar nga plehra dhe në mungesë të ujit të pijshëm.
Ajo pret lindjen e fëmijës së dytë. “Nuk është e mundur të jetohet këtu”, pohon gruaja e re për “France Soir”, përcjell Albinfo.ch.
Ajo, vajza e saj, bashkëshorti dhe katër anëtarë të tjerë të familjes janë duke jetuar me rreth njëqind euro në muaj, ndihmë sociale.
Pas dimrit të acartë, Kasandra mezi po pret verën ballkanike, kur ajo e ka të vështirë të marrë frymë në kontejnerin e saj të metaltë. Asaj i kishin thënë se ky është një strehim i përkohshëm, në kohën kur u instalua para dhjetë vitesh.
Ndërtesa prej nga furnizoheshin me ujë ishte ndezur nga disa toksikomanë, ndërsa disa tualete në afërsi janë në kushte të mjerueshme. I shkyçur nga sistemi i ujësjellësit, uji që rrjedhë nga dy gypa nuk është i pijshëm.
Gjatë orarit mësimor, shumë fëmijë luajnë përreth kontejnerëve. “Do të doja ta përfundoj gjimnazin, por nuk mund të shkollohem këtu”, ka pohuar Daniela Markoviç, 17-vjeçare. Pak nga ta kanë mundur të vazhdojnë shkollimin.
E-Diaspora
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental











