Kosova
104-vjeçarja nga Gjilani, mbijetoi katër luftëra, ka 60 pasardhës dhe nuk ankohet nga asnjë sëmundje
Ajo ka mbijetuar katër luftëra, ka 60 pasardhës, duke përfshirë pesë fëmijët e saj, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa
Xhezide Alija nga Stançiqi i Gjilanit kishte shkuar te të afërmit e saj në Kumanovë, nga ku edhe ka folur për sekretin e jetëgjatësisë së saj.
Ajo është 104 vjeçe dhe është në gjendje të mirë fizike, sa nuk ka fare nevojë për syze dhe nuk e ka fare problem t’i përshtatet teknologjisë, raporton “RTV 21”.
Gjyshja ka mbijetuar katër luftëra, ka 60 pasardhës, duke përfshirë pesë fëmijët e saj, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa, përcjell albinfo.ch.
Ajo vazhdon të ketë një memorie të shkëlqyer. Sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo thotë të jetë puna e pandërprerë, ushqimi modest dhe i shëndetshëm.
“Kam kaluar gjithë jetën duke ngrënë bukë misri, domate, qepë, lakër dhe të tjera, dhe vetëm qumësht delesh”, thotë ajo.
Ajo flet edhe për dallimin mes kohës së saj dhe të tashmes. “Tani veshja është më ndryshe. Nuk më pëlqen aspak, por çfarë të bëj. Vajza duhet të jetë një vajzë, gruaja grua, burri burrë”, thotë Xhezidja.
Ajo po vizitonte Kumanovën për djalin e xhaxhait të saj, i cili ishte 80 vjeç.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












