Kosova
Aktakuzat e para ndaj atyre që keqpërdorën statusin e veteranëve të UÇK-së
Prokuroria e EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës njofton se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar për veprat penale Posedim i paautorizuar i armëve, Mundësim ose detyrim në prostitucion, Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve.
“Të pandehurit pretendohet se kanë ushtruar ndikim në mënyrë që të siguronin statusin dhe më pastaj edhe pensionin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në këmbim të një pagese deri në një mijë euro. Të pandehurit kësisoj e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror të Kosovës. Tre të pandehur janë akuzuar për veprat penale në lidhje me këto veprimtari (Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve), nga të cilët dy ishin falsifikuesit e këtij statusi me anë të mashtrimit, ndërsa njëri ishte përfitues i statusit të falsifikuar të veteranit të luftës”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës dhe e EULEX-it për këtë rast i kanë filluar hetimet e tyre të përbashkëta në janar të vitit 2016. Hetimet kanë sjellë deri te zbulimi i një rrjeti ilegal të tregtimit të armëve dhe një sasie të armëve që përbëheshin nga eksplozivë dhe dy armë automatike. Përveç këtyre, në posedim të pandehurve ishin kapur edhe disa armë tjera të ndryshme.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














