Kosova
Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë
Kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar Raportin e Progresit duke thënë se asgjë nuk është më e rëndësishme për Kosovën, sesa udhëtimi i qytetarëve pa viza.
Veseli ka shkruar se Bashkimi Evropian ka vlerësuar të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizim, përcjell albinfo.ch.
“Në këtë fazë, nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë. Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë”, ka shkruar ai.
Edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se mirëpret Raportin për vendin të Komisionit Evropian duke e konsideruar real dhe objektiv.
Ajo ka theksuar se “është shumë e rëndësishme që Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












