Jeta në Zvicër
Parkimi në aeroportin e Cyrihut është më i shtrenjtë se sa fluturimi
Jo rrallë, tarifat e parkimit janë më të larta se kostoja e biletave në aeroportin e Cyrihut.
“Airhelp” ka krahasuar çmimet në aeroporte.
Siç raporton Blick, bëhet fjalë për periudhën nga 27 korrik 2018, në mes të pushimeve verore. Dallimet midis tre aeroporteve të mëdha nacionale, Zurich, Basel dhe Gjenevë, janë të mëdha, shkruan albinfo.ch.
Për një vend parkimi pranë terminalit duhet të paguani jo më pak se 214 franga për një javë në Kloten Zürich. Më të lirë janë Gjeneva (205 franga) dhe Baseli (184 franga). Larg nga terminali në Cyrih, më i lirë është parkimi në Gjenevë, për 120 franga në javë. Edhe më lirë ju mund të parkoni makinën tuaj në Bazel (86 franga) dhe Kloten (81.75 franga).
Aeroportet më të vogla rajonale po ofrojnë çmime më të moderuara. Një javë në një parkim direkt në koston e check-in në Lugano-Agno TI është 115 franga. Me 110 franga është një javë në Altenrhein SG. Në rastin më të lirë ju mund të lini makinën tuaj gjatë pushimeve në aeroportin Bern-Belp: për shtatë ditë ju duhen vetëm 59 franga.
Në aeroportin e Cyrihut një orë kushton 6 franga, me 5 franga kaloni një orë në Gjenevë. Në Basel është midis 3.20 dhe 4 franga.
Në fund të fundit, krahasuar me çmimet në aeroportet gjermane, aeroportet zvicerane janë më lirë. Një orë në Frankfurt kushton ekuivalentin e 12 frangave. Operatori i aeroporteve të Berlinit kërkon 14 franga.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













