Kosova
Marrëveshje për punësim legal në Gjermani
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i “DEKRA Akademie”, Dietmar Metzger tha se ideja kryesore e kësaj kompanie është të ofrojë siguri, në veçanti për studentët të cilët janë pjesëmarrës të këtyre trajnimeve
Kompania “DEKRA Akademie” nga sot e tutje do të prezantojë Kosovën si një nga 60 vendet që do kenë bashkëpunim me të.
Kjo është arritur në bashkëpunim me qendrën e mësimit të gjuhës gjermane dhe trajnimit profesional “Interpersonnel Kosova”.
Drejtori ekzekutiv “Interpersonnel Kosova”, Musa Ahmeti tha se janë duke e bërë prezantimin e vetëm një pjese të programit të tyre “Migrim dhe Punësim Legal në Gjermani dhe në vendet e Bashkimit Evropian”, shkruan ‘Kallxo.com’.
Ahmeti tha se partnerët kryesorë vendorë janë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me të cilët tha ai do arrijnë që të koordinojnë punët për bashkëpunim të mëtutjeshëm, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i “DEKRA Akademie”, Dietmar Metzger tha se ideja kryesore e kësaj kompanie është të ofrojë siguri, në veçanti për studentët të cilët janë pjesëmarrës të këtyre trajnimeve.
“Nga sot e tutje një përshkrim në kompaninë tonë do të ndryshojë. Më herët kemi thënë se ne funksionojmë në më shumë se 50 vende të botës dhe së voni e kam pyetur personin që merret me marrëdhëniet me publikun se çfarë nënkupton kjo në më shumë se 50 vende? Kjo nënkupton që jemi prezent në 59 vende dhe së fundi është shtuar edhe Kosova, duke arritur numrin në 60 vende”, tha ai.
“Nga sot ne do ta prezantojmë që jemi prezentë dhe aktivë në 60 vende të botës, përfshirë dhe Kosovën”, tha ai.
Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se në vazhdimësi janë duke u përpjekur që të hapin mundësi të reja që të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi që të jenë sa më afër tregut të punës.
Sipas tij, krahas angazhimit të tyre që ka të bëjë me përgatitjen profesionale, ata nuk po rreshtin së shikuari edhe mundësi të tjera që t’u ofrohen qytetarëve të papunë dhe qytetarëve të aftë për punë.
Ndërkaq ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se Kosova vazhdimisht po bën rrugëtim për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Ministri Bytyqi tha se kjo u jep shpresa akoma me të mëdha sepse, sipas tij, e kemi një rini që vërtetë duhet të investohet shumë dhe t’i përgatisin siç duhet për tregun e punës.
Ai gjithashtu tha se viti 2018 është shpallur viti nacional për shkolla profesionale nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në fund të këtij viti do të rezultojnë strategji nacionale për qasjen ndaj shkollave profesionale.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












