E-Diaspora
Pas zjarrit në rrokaqiell, familja nga Kosova mbetet pa banesë në Gjermani
Pasiguria e shqetëson kosovaren, pasi ka një fëmijë të sëmurë kronik, ndërsa ajo nuk mund ta përgatisë si zakonisht për ta dërguar në spital
Një zjarr që kishte përfshirë dy katet e një rrokaqielli në Puchheim të Gjermanisë, ka lënë pa banesë një familje nga Kosova. Bashkëshortja 42-vjeçare Violeta L., me burrin e saj Johan dhe tre fëmijët nuk mund të hyjnë më në banesën e tyre, pasi është e pabanueshme.
Zjarri ishte shkaktuar pasi dikush e kishte lënë një karrocë fëmijësh të ndezur në afërsi dhe tani policia është duke hetuar për zjarrë-vënie të qëllimshme.
Në një rrëfim të saj për të përditshmen gjermane “Merkur”, Violeta ka shpjeguar se për herë të dytë është buzë greminës së ekzistencës, njofton Albinfo.ch.
Padyshim se mendja i shkoi në përjetimet e tmerrshme të luftës në Kosovë, kur ajo dhe bashkëshorti i saj u detyruan të largohen nga rrënojat e luftës dhe në Gjermani të fillojnë një jetë të re.
Ajo ka arritur ta shpëtojë makinën e kafes nga banesa dhe disa rrobe të nevojshme. Një fqinje e saj ia kishte shpëtuar katër macet, ndërsa për të gjithë të prekurit nga ky zjarr, komuna kishte organizuar strehim të përkohshëm. Violeta L. është mirënjohëse për ndihmën, ndërsa komuna i ka siguruar edhe një frigorifer.
Vlerësuesit tashmë janë duke i përcaktuar dëmet e banesave të djegura dhe supozojnë se pas dy javësh ato do të bëhen të banueshme. Nga ana tjetër, Violeta është pesimiste dhe mendon se një punë e tillë do të zgjasë me muaj.
Pasiguria e shqetëson kosovaren, pasi ka një fëmijë të sëmurë kronik, ndërsa ajo nuk mund ta përgatisë si zakonisht për ta dërguar në spital.
Familja e saj ishte mësuar në këtë banesë, e cila kishte vetëm dy dhoma e gjysmë dhe ku jetonin që nga viti 2009.
“Që kohë të gjatë jemi duke kërkuar banesë më të madhe, por ende nuk kemi gjetur asgjë”, deklaron Violeta L., e cila pohon se mund të paguaj deri një mijë euro ndonjë banesë.
Për momentin, familja kosovare ende nuk e di se sa është dëmi i shkaktuar në banesë dhe çka mund të shpëtohet nga gjësendet.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











