Kosova
Policët në Kosovë trajnohen për patrullim me skuterë
Kjo është gjenerata e parë në Policinë e Kosovës e cila po trajnohet për përdorimin e motoçikletave e skuterëve
15 pjesëtarë të Policisë së Kosovës po marrin pjesë në trajnimin për përdorimin e mjeteve motorike në Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri.
Kjo është gjenerata e parë në Policinë e Kosovës e cila po trajnohet për përdorimin e motoçikletave e skuterëve.
12 pjesëtarë të Policisë nga rajoni i Prishtinës dhe tre nga ai i Prizrenit kanë pasur fatin të jenë të parët që i janë nënshtruar trajnimit.
Azem Sadiku, instruktor i Njësisë së motoçikletave në Policinë e Kosovës, tha për KALLXO.com se trajnimi për pjesëtarët e policisë do të zgjasë pesë javë dhe ndahet në dy faza, përcjell albinfo.ch.
“Faza e parë përmban ligjërata sipas planprogramit i cili është i miratuar nga Policia e Kosovës: ligjërata në klasë, pastaj fillojmë tri javë në poligon. Java e katërt është në pistë, ku kadetët mësohen edhe me shpejtësinë mbi 50 km/h me e drejtu motoçikletën, ndërsa java e pestë është trajnim në qytet”, tha Sadiku.
“Policia e Kosovës ka blerë 15 skuterë të llojit Piaggio, që janë të përshtatshëm për punën që do ta bëjnë brenda qyteteve të tyre”, u shpreh Sadiku.
Por si do të vlerësohen pjesëmarrësit në këtë trajnim? “Vlerësimi i pjesëmarrësve në test bëhet prej ditës së parë, sa janë të angazhuar, sa kanë seriozitet gjatë punës së tyre në poligon, por është edhe testi në fund të javës së tretë, që është testi me shkrim. Pyetësori është nxjerrë nga planprogrami i shpjeguar në klasë edhe testi i këtyre ushtrimeve që i mësojnë gjatë tri javëve në poligon”, tha Sadiku.
Testi për këta pjesëtarë të policisë përmban gjithsej 100 pikë. Një gabim i tyre, një rrëzim i konit apo një vendosje e këmbës në tokë gjatë ekzekutimit të ushtrimeve rezulton me heqje të pesë pikëve.
Policët të cilët kalojnë testin, do të vazhdojnë trajnimin e tyre edhe dy javë në qytet në mënyrë që të përballen me vështirësitë në komunikacion.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











