Kosova
Deputetët e Kosovës të painteresuar për Rezolutën për të pagjeturit
Janë bërë disa orë debat, por në fund Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratoi rezolutën e propozuar rreth zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në luftën e fundit.
Kjo për shkak se nuk kishte kuorum, pasi në sallë në momentin e votimit nuk gjendeshin 61 deputetë, minimumi i nevojshëm për të votuar, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas dështimit për ta votuar rezolutën për personat e pagjetur, theksoi se duhet t’iu ndalen mëditjet deputetëve të cilët janë nënshkruar dhe nuk kanë qëndruar në seancë.
Ai tha se në sallë janë vetëm 56 deputetë, derisa në listën e nënshkrimeve për mëditje, ishin mbi 90 deputetë të nënshkruar.
Votimi është shtyrë për seancën e radhës e cila pritet të mbahet më 3 maj.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














