Autotech
Skandali i Facebook nuk ndikon në rritjen e fitimeve
Facebook deklaroi se numri i përdoruesve aktiv mujor u rrit në 2.2 miliardë gjatë tremujorit të parë, rritje me 13% nga e njëjta periudhë një vit më parë
Vlera në treg e Facebook është rritur, pas publikimit të rezultatit për tremujorin e parë të këtij viti, ku tregoi një rritje të fitimit me 63% dhe shtimin e përdoruesve, pa shenja të ngadalësimit të biznesit nga skandali i të dhënave personale.
Pasi theu projeksionet e Wall Street, aksioni i FB u rrit me 7.1% në 171 dollarë, duke kompensuar rënien që nisi në muajin mars me skandalin e marrjes së të dhënave nga Cambridge Analytica.
Skandali i Cambridge Analytica ndikoi në 87 milionë përdorues, dhe bëri që Mark Zuckerberg të kërkojë falje, shkruan ‘scan’.
Fitimi i Facebook theu projeksionet, ndërkohë që rritja me 49% e të ardhurave tejkaloi rritjen me 39% të shpenzimeve. Biznesi i reklamave në celularë u rrit prej iniciativës për të shtuar më shumë përmbajtje në video, përcjell albinfo.ch.
Facebook deklaroi se numri i përdoruesve aktiv mujor u rrit në 2.2 miliardë gjatë tremujorit të parë, rritje me 13% nga e njëjta periudhë një vit më parë. Rezultati përbën lajm pozitiv për rrjetin më të madh social në botë, në një kohë të titujve negativ mbi kompaninë mbi dhënien e informacionit personal.
Facebook bëri të ditur se në fund të tremujorit të parë punësonte 27,742 persona, apo 48% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Hera e fundit që aksionet e Facebook rriten sipër 7%-shit ishte përpara dy vite. Fitimi i pashpërndarë u rrit në 4.99 miliardë dollarë apo në 1.69 dollarë për aksion, nga $1.04 që ishte një vit më parë.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












