Autotech
Rënie e shitjes së smartphone-ve
Në tremujorin e parë 2018, dërgesat u ulën me 21% në bazë vjetore, duke rënë në kuotën 91 milionë njësi (114 milionë njësi për të njëjtën periudhë të 2017-s)
Tregu kinez i smartphone-ve, më i madhi në botë, regjistroi rënien më të madhe.
Këtë e bëjnë të ditur analistët e Canalys, sipas të cilëve bëhet fjalë për vëllimin më të ulët që është regjistruar që nga viti 2013, shkruan ‘Monitor’.
Në tremujorin e parë 2018, dërgesat u ulën me 21% në bazë vjetore, duke rënë në kuotën 91 milionë njësi (114 milionë njësi për të njëjtën periudhë të 2017-s), përcjell albinfo.ch.
Nga dhjetë kompani smartphone-sh, tetë e mbyllën tremujorin me rënie. Bëjnë përjashtim Huawei me 21 milionë smartphone (+2%) dhe mbi të gjitha Xiaomi me 12 milionë pajisje (+37%) duke e zhvendosur Apple në vend të katërt. Oppo dhe Vivo, gjigantët e tjerë në sektor, regjistrojnë një rënie me rreth 10%, në 18 dhe 15 milionë respektivisht.
Katër kompanitë e para për numrin e shitjeve përfaqësojnë tre të katërtat e tregut. Huawei është lider me 24% të tregut. Ndjekin Oppo (19%), Vivo (17%) e Xiaomi (13%).
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













