Kosova
Zhduken dy policë në lumin Lepenc
Familjarët e saj janë në ankth të madh dhe po luten që të marrin lajme të mira
Dje në orët e vona kanë përfunduar kërkimet për dy policët e aksidentuar në lumin Lepenc për shkak të kushteve jo të favorshme, për të vazhduar nesër në mëngjes.
Kujtojmë se dy policët që ende nuk janë gjetur janë Malsor Dashi (26 vjeç) dhe Armend Trena (23 vjeç) nga komuna e Kaçanikut, teksa në vend ngjarje gjatë kërkimeve kishte dalë edhe kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi.
Familjarët e saj janë në ankth të madh dhe po luten që të marrin lajme të mira, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë. Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë. Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













