Kosova
Në qershor do të nënshkruhet marrëveshja me Zvicrën për pensionet
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, Skënder Reçica, ka njoftuar se në muajin qershor Kosova do të nënshkruajë marrëveshjen me Zvicrën lidhur me sigurimet sociale e cila tash e 8 vite mbetet problem i pazgjidhur.
“Tani më kemi marrë një konfirmim zyrtar në parim për një datë në fillim të qershorit për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe jemi duke zhvilluar përgatitjet për konfirmimin e saktë të datës dhe momentit të nënshkrimit. Është çështje e stërzgjatur bukur shumë, por nga dita e parë e deri në këtë moment jemi angazhuar maksimalisht dhe unë në vazhdimësi kam qenë në kontakt me autoritetet zvicerane dhe nuk është çështje që nuk është varur nga ne, as nga ndikimi as nga presioni jonë, por ka qenë çështje e agjendës së personit përgjegjës i cili është i thirrur për të nënshkruar këtë marrëveshje”, ka thënë ministri për EO, përcjell albinfo.ch.
Shteti zviceran më 1 prill të vitit 2010, kishte ndërprerë marrëveshjen me ish-shtetet e Jugosllavisë për sigurime shoqërore, duke bërë që shumë shtetas kosovarë që kanë punuar me vite në Zvicër, por që janë kthyer për të kaluar pleqërinë në Kosovë të mos mund ta shfrytëzojnë pensionin.
https://vimeo.com/267072677
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













