Kosova
Banka e Diasporës ndikon në zhvillimin ekonomik të Kosovës
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka hapur në Gjermani takimin e parë të anëtarëve Premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.
Në këtë takim kanë marrë pjesë rreth 60 biznese Premium, nga më shumë se 300 anëtarë që ka Unioni. Në njoftimin për media thuhet se Gashi në fjalën hyrëse theksoi nevojën që afaristët dhe bizneset shqiptare në diasporë të avancojnë në fazë tjetër të bashkëpunimit me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Ai përmendi projektet kapitale siç është projekti i Bankës së Diasporës, projekte që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. “Puna që ka bërë Unioni që nga themelimi, ka rezultuar me atë që të keni mbi 300 anëtarë, mbi 60 nga ta anëtarë Premium. Kjo qasje profesionale e serioze ka bërë që Qeverinë e Republikës së Kosovës ta keni partner në rrugëtimin tuaj. Andaj, rekomandoj që kjo nismë e juaj të avancoj në fazë tjetër, atë të realizimit të projekteve kapitale të Unionit. Ideja juaj për Bankën e Diasporës, por edhe projekteve tjera, të fillojë së zbatuari”, citohet të ketë thënë ministri.
Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, si dhe kryetari i Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Lazim Destani.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












