Jeta në Zvicër
Shtohen deliktet seksuale në qendrat e azilit
Në strehimoret zvicerane të azilit raportohen për qindra delikte çdo vit. Enti Statistikor Federal për “SonntagsZeitung” tha se vetëm vitin e kaluar 813 delikte u regjistruan në strehimoret e refugjatëve”.
Ndër të tjera raportohet për 230 delikte kundër lirisë, të tilla si 79 kërcënime. Ose 218 veprime kundër jetës, duke përfshirë 80 lëndime trupore dhe katër vrasje, përcjell albinfo.ch.
Një rekord i ri u regjistrua në 33 raste të delikteve seksuale. “Janë raportuar shumë raste më të pakta”, thotë Matthis Schick, drejtor mjekësor për tortura të viktimave të luftës në Spitalin Universitar të Cyrihut. “Pothuajse çdo grua e pashoqëruar është ngacmuar seksualisht në qendrat e strehimit”, përcjell albinfo.ch.
«Terre des Femmes» thotë se ka strehimore ku as tualetet dhe as konviktet nuk janë të ndara”. Kjo rrit rrezikun e dhunës. Autorët nuk janë gjithmonë kërkues të azilit.
Për shembull, Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) ka sqaruar tetë raste të ngacmimit seksual ose abuzimit në qendrat federale të azilit. Katër herë akuzat ishin drejtuar kundër punonjësve. Megjithatë, në asnjë rast nuk u konfirmua se faktet ishin përmbushur, siç tha zëdhënësi i SEM, Lukas Rieder, për “Sonntagszeitung”.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër















