CH-Ballkani
Scott : SHBA-ja s’përfshihet në udhëheqjen e dialogut Kosovë-Serbi
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi, pasi ky proces, sipas tij, është duke u udhëhequr nga BE-ja në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në një intervistë për Telegraf TV, ai tha se vendi i tij do të bëjë gjithë atë që është në fuqinë e tij dhe të propozojë gjërat ose të qetësojë situatën kur të jetë e nevojshme, por në fund të fundit, duhet të ketë një marrëveshje të drejtpërdrejtë mes Beogradit dhe Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
“Nuk mund të flasim për zgjidhje afatgjatë të këtij problemi pa një marrëveshje direkte mes udhëheqjeve të Beogradit dhe Prishtinës. Ky është synimi ynë, ky është synimi i dialogut në përgjithësi. Në fund të fundit, kjo duhet të jetë një marrëveshje direkte mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














