Kosova
BSPK-ja thërret për protestë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie për të njoftuar se nesër në ditën ndërkombëtare të punëtorëve do të protestojnë për të drejtat e punëtorëve në vend.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini tha se është vendosur që të mos festojnë por të protestojnë me moton “Qeveri BOLL MO. Zbato ligjin!” duke ftuar të gjithë punëtorët të dalin në sheshin Zahir Pajaziti prej orës 11, përcjell albinfo.ch.
“Te ne ka shkelje drastike për të drejtat e punës që nuk i respektojnë punëdhënsit dhe as në kontratën individuale, sepse në kontratë shkruhet që punëtori punon 8 orë, por në praktikë punon 12 orë dhe nesër të gjithë duhet të dalim të tërheqim vërejtjen qeveritarëve që punëdhënësit nuk janë duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Ajdini.
Ai shtoi se në Kosovë nuk ka siguri të punëtorit në vendin e punës dhe ka shumë raste të cilat kanë përfunduar me fatalitet dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi.
Ajdini ka thënë se vendi i ka ligjet shumë të mira por që nuk po zbatohen, por për mos zbatimi e tyre tha se punëtorët nuk janë fajtorë.
Ndërsa Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbyllen për qarkullim disa rrugë në kryeqytet.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër











