E-Diaspora
Violinë austriake për nxënësit kosovarë
Në Vjenë të Austrisë para disa ditësh u mbajt një takim në kuadër të Shoqatës së miqësisë kosovare-austriake, në bashkëpunim me Shoqërinë austriake për Punë të Jashtme dhe Kombet e Bashkuara. Lukas Mandl, i cili para tre vitesh e themeloi dhe është në krye të shoqatës, këtë miqësi e vlerëson si urë ndërlidhëse apartiake në mes të Austrisë dhe Kosovës.
Për hir të kësaj miqësie, kolegji austriak Kalksburg në Breitenfurt i ka dhuruar një violinë Gjimnazit “Loyola” në Prizren, pasi ajo është një simbol i artit dhe kulturës, elegancës, pastërtisë dhe bukurisë klasike që nga kohët e lashta.
Më 20 prill të këtij viti, ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli dhe i deleguari austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl e pranuan violinën e dhuruar dhe do të përkujdesen për transportin e saj në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Një gjest i shkëlqyeshëm dhe natyrisht, mirënjohja shkon në Breitenfurt, shkruhet në faqen “kosovofriendsat”, njofton Albinfo.ch.
Ky donacion do t’u mundësojë kosovarëve të rinj që të mësojnë më tepër për këtë instrument dhe të zbulojnë e përjetojnë gjithçka që ka vlerë për një edukim artistik.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













