Kosova
Edhe sindikata e punëtorëve nga Zvicra, në protestën e punëtorëve në Prishtinë
Po ashtu në këtë protestë ka marrë pjesë edhe sindikata e punëtorëve nga Zvicra, UNIA, anëtarët e së cilës kanë shprehur solidaritetin me punëtorët kosovarë
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Prishtinë është zhvilluar një protestë në kërkim të përmbushjes së legjislacionit në fuqi.
Protestës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura me moton “Qeveri, BOLL MO. Zbato ligjin!” i janë bashkuar të gjitha sindikatat e punëtorëve si dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Grupit të Pavarur të Deputetëve.
Po ashtu në këtë protestë ka marrë pjesë edhe sindikata e punëtorëve nga Zvicra, UNIA, anëtarët e së cilës kanë shprehur solidaritetin me punëtorët kosovarë, përcjell albinfo.ch.
Kreu i BSPK-së, Avni Ajdini, ka përsëritur kërkesat e punëtorëve për pagë minimale, respektim të orarit nga punëdhënësit dhe sigurime shëndetësore për punëtorët.
Ajdini ka thënë se BSPK-ja do të marrë masa më radikale nëse Qeveria nuk respekton kërkesat e tyre. Ajdini ka deklaruar se punëtorët në Kosovë janë të diskriminuar në shumë aspekte.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














