E-Diaspora
Riorganizohet shoqata Skivjani në Zvicër
Pas shumë përpjekjeve, qytetarët skivjanas në Zvicër dhe jashtë saj, janë mbledhur sërish, duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për riaktivizimin e shoqatës Skivjani.
Riaktivizimi i Shoqatës ka për synim: Përkrahje financiare për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen e infrastrukturës së fshatit Skivjan, Mbështetje financiare e materiale për KF „Rilindja e Kosovës” të fshatit Skivjan, Mbështetje financiare të aktiviteteve kulturore në fshatin Skivjan, Angazhimi për ruajtjen e traditës dhe vlerave të fshatit Skivjan, Organizimin e takimeve të përbashkëta në Zvicër, BE, SHBA, vende të tjera si dhe në vendlindje me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet bashkëqytetarëve të emigruar dhe banorëve vendas të fshatit Skivjan, shkruan albinfo.ch.
Në këtë Kuvend të mbajtur më 28 prill është përcaktuar anëtarësia vjetore prej 200 franga në vit, si dhe ka zgjedhur kryesinë e Shoqatës, ku kryetar është zgjedhur Bashkim Kasumaj, nënkryetar Avni Nezaj, sekretar Shkodran Jakupi dhe anëtarët e kryesisë Beg Bushati dhe Arsen Shoshi.
Skivjan është fshat në Komunën e Gjakovës.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër















