Kosova
Yjet e futbollit shqiptar dhe zviceran bëjnë me shtëpi një familje në Gjilan
Lorik Cana, Xherdan Shaqiri, Taulant Xhaka, Andi Zeqiri, Enis Bardhi, Migjen Basha, Florent Hadërgjonaj dhe Liridon Krasniqi, por edhe disa të ekipit të Zvicrës si Johan Djourou, Francois Moubandje dhe Kevin Bua, kanë dhuruar fanellat e tyre, dhe këto fanella janë shitur në këtë organizim
Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se ka bërë edhe një familje me kulm mbi kokë, derisa donatorët janë të veçantë, shkruan albinfo.ch.
“Jetimat e Ballkanit” kanë falënderuar Shoqatën DPSC me seli në Gjenevë.
Kjo shoqatë ka organizuar një turne futbolli, ku futbollistët e njohur shqiptarë, Lorik Cana, Xherdan Shaqiri, Taulant Xhaka, Andi Zeqiri, Enis Bardhi, Migjen Basha, Florent Hadërgjonaj dhe Liridon Krasniqi, por edhe disa të ekipit të Zvicrës si Johan Djourou, Francois Moubandje dhe Kevin Bua, kanë dhuruar fanellat e tyre, dhe këto fanella janë shitur në këtë organizim, transmeton albinfo.ch.
Të gjitha të hyrat që janë mbledhur janë dhuruar te “Jetimat e Ballkanit”, që ta ndërtojnë një shtëpi për një familje nevojtare në Komunën e Gjilanit.
Tashmë familjes 7-anëtarëshe të Ahmetit Kastratit nga Gjilani ju nis ndërtimi i shtëpisë së re.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














