Kosova
Testi final i BE-së për liberalizimin e vizave
Ministrja Hoxha thekson se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë një angazhim i vazhdueshëm, ndërkaq në lidhje me plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimit të vizave, sipas saj, në Kosovë tashmë është bërë mjaftueshëm
Në Kosovë gjatë kësaj jave do të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Evropian për të marrë të dhëna rreth zbatimit të kriterit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se institucionet e vendit kanë bërë të gjitha përgatitjet për prezantimin e punës së mekanizmave të zbatimit të ligjit.
Ministrja Hoxha thekson se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë një angazhim i vazhdueshëm, ndërkaq në lidhje me plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimit të vizave, sipas saj, në Kosovë tashmë është bërë mjaftueshëm, përcjell albinfo.ch.
Kosova, nënvizon Hoxha, meriton vlerësim pozitiv për përpjekjet që janë bërë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ajo shprehet optimiste se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh deri në fund të këtij viti.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vazhdimësi u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse në Kosovë që të ndërmarrin hapa konkret në luftimin e korrupsionit, si njëri prej kushteve në rrugën e saj në integrimet evropiane.
Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar janë potencuar në pothuajse të gjitha Raportet e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe në raportet hulumtuese të organizatave vendore, si “një prej problemeve më të mëdha të zhvillimit të Kosovës”.
Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi të cilët bëjnë monitorimin e trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nuk ka aktgjykime përfundimtare që dëshmojnë se ka profil të lartë të korrupsionit i cili është dënuar me burgim efektiv.
Por, megjithatë Musliu konsideron se përkundër kësaj procesi i liberalizimit të vizave duhet të shihet si një e drejtë e qytetarëve për të lëvizur lirshëm.
Ndryshe nga vendet tjera, Kosovës i janë vënë më shumë kritere për zbatim në procesin e gjatë të liberalizimit të vizave. Pas ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, tani kushti i fundit mbetet ofrimi i dëshmive për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Në rast se Bashkimi Evropian do të vlerësojë se edhe ky kusht është përmbushur nga ana e Kosovës, atëherë do të pasojë edhe faza e vendimmarrjes në BE dhe vendet anëtare, rreth lëvizjes së lirë, pa viza për qytetarët e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













