Autotech
Për tre muaj shiten 52.2 milionë Iphone
Fitimet e shërbimeve të kompanisë që përfshin muzikën Apple dhe Appstore, u rritën me thuajse një të tretën në 9.1 miliardë dollarë
“Apple” planifikon të dyfishojë skemën e saj të dividentëve në 100 miliardë dollarë, pasi shitjet e kënaqshme të Iphone-ve kanë bërë që fitimet e kompanisë të rriten me 16 për qind duke shkuar në 61 miliardë dollarë.
Kompania tha se kishte shitur 52.2 milionë Iphone në tre muajt e parë të këtij viti, vetëm pak nën pritshmëritë, pavarësisht kërkesës globale në rënie për smartphone.
Fitimet e shërbimeve të kompanisë që përfshin muzikën Apple dhe Appstore, u rritën me thuajse një të tretën në 9.1 miliardë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Aksionet në bursa ndërkohë pas mbylljes së bilancit tre mujor, u rritën me 3 për qind. Plani për të rritur fondin e dividentëve, ka bërë që aksionet të rriten, por në total, tre mujori i parë i këtij viti ka qenë impresionues, thonë analistët. Sipas tyre, duket sikur në çdo front, Apple ka shënuar fitore.
Në total, Apple ka raportuar një rritje prej 3 për qindësh në numrin e telefonave të shitur ndërsa të ardhurat nga telefonat janë shtuar me 14 për qind, duke reflektuar edhe modelet më të shtrenjta.
Disa analistë kishin vënë në pikëpyetje faktin nëse kërkesa për Iphone më të shtrenjtë do të ishte e kënaqshme, por tashmë dyshimet e tyre janë shuar. Apple thotë se Iphone X ishte modeli më i shitur në çdo javë të tre mujorit të parë, pavarësisht çmimit prej rreth 1 mijë dollarësh.
Tani, kompania planifikon daljen me modele të reja në treg dhe risitë do të publikohen në konferencën e përvitshme të prodhuesve, muajin e ardhshëm.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













