E-Diaspora
Gjuha shqipe do të mësohet edhe në Shkollat e Nju Jorkut
Shkolla “PS 105 Senator Abraham Bernstein School” në Morris Park do të jetë e para që do ofrojë gjuhën shqipe për të gjithë ata që duan ta mësojnë atë
Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme dhe listës iu shtua edhe gjuha shqipe.
Janë 60,000 banorë me origjinë shqiptare që jetojnë në shtetin e Nju Jorkut, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të vitit 2015, shkruajnë mediat vendore.
Më shumë se gjysma banojnë në New York City, me enklavat më të mëdha që ndodhen në lagjet e tilla Bronksit si Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont, shkruajnë mediat shqiptare.
Shkolla “PS 105 Senator Abraham Bernstein School” në Morris Park do të jetë e para që do ofrojë gjuhën shqipe për të gjithë ata që duan ta mësojnë atë, përcjell albinfo.ch.
Kreu i këshillit të Bronksit Shqiptaro-Amerikani, Mark Gjonaj deklaroi se ishte krenar që kishte punuar për këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Nju Jork.
Drejtori i shkollës në Bronks, Christopher Eustace duke reaguar mbi programin në gjuhën shqipe theksoi se kishte vënë re shumë nxënës të cilët vinin në shkollë duke folur shqip. Për këtë arsye kishte nisur prej kohësh hulumtimet për të zbuluar mësuesit e mundshëm që do ta jepnin këtë gjuhë në shkollë.
Departamenti amerikan i arsimit do te hapë programe të reja mësimore në gjuhën arabe, bengale, kineze, frënge, italiane, koreane, polake, ruse, spanjolle dhe në urdu.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














