Kosova
Deputetët ‘dembelë’
Madje, vendimmarrja ka munguar edhe kur janë ngritur çështje të rëndësishme apo edhe aq të ndjeshme, siç është rasti për rezolutën e propozuar për çështjen e personave të pagjetur në kohën kur ishte mbajtur seanca
Fillimi i seancave, e gjen zakonisht Kuvendin e Kosovës plot me deputetë në sallë, të gatshëm të debatojnë dhe të ngrenë çështje nga më të ndryshmet.
Por, pjesa e punës pasdite në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës shpesh është karakterizuar me mungesën e deputetëve, çka ka rezultuar me mungesë kuorumi dhe mungesë në vendimmarrje.
Madje, vendimmarrja ka munguar edhe kur janë ngritur çështje të rëndësishme apo edhe aq të ndjeshme, siç është rasti për rezolutën e propozuar për çështjen e personave të pagjetur në kohën kur ishte mbajtur seanca, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Elmi Reçica, nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se mospjesëmarrja e deputetëve në seancë apo ikja nga seanca është një papërgjegjësi e madhe e ligjvënësve, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, deputetët e Kuvendit, janë duke bërë aktualisht punën më minimale të mundshme.
Kuvendi i Kosovës, sipas deputetëve, ka provuar t’i ndëshkojë deputetët me disa masa administrative, por ato nuk kanë dhënë rezultate.
Edhe deputetja Mimoza Kusari – Lila nga Alternativa, parti e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se, mosprezenca e deputetëve në seanca ose ikja nga to, nis nga partitë politike (listat e kandidatëve për deputetë) e deri të papërgjegjësia e vetë deputetit.
Kusari – Lila thekson se një numër i konsiderueshëm i deputetëve nuk e merr me seriozitet pozitën që ka si deputet i zgjedhur nga qytetari.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













