E-Diaspora
Policia zvicerane konfiskon drogë me vlerë prej dy milionë frangash
Gjatë hetimeve më intensive të Policisë Kantonale në Thurgau, në bashkëpunim me autoritetet e hetuesisë në Köln të Gjermanisë, nga fundi i muajit prill është mundësuar arrestimi i një shtetasi 43-vjeçar turk dhe një shqiptari 48-vjeçar në Gjermani
Policia Kantonale e Thurgaut, në bashkëpunim me Prokurorinë në Kreuzlingen, ka konfiskuar 14 kilogramë heroinë në një vlerë të përgjithshme prej dy milionë frangash.
Gjatë një kontrolli në nëntor të vitit të kaluar, në vendkalimin kufitar Kreuzlingen, nëpunësit doganorë kanë gjetur katër kilogramë heroinë në veturën e një turku 42-vjeçar.
Policia e arrestoi menjëherë turkun dhe me urdhër të Prokurorisë në Kreuzlingen, e konfiskoi drogën.
Gjatë hetimeve më intensive të Policisë Kantonale në Thurgau, në bashkëpunim me autoritetet e hetuesisë në Köln të Gjermanisë, nga fundi i muajit prill është mundësuar arrestimi i një shtetasi 43-vjeçar turk dhe një shqiptari 48-vjeçar në Gjermani. Vetura e turkut është konfiskuar në Zvicër. Gjatë kontrollit të saj, autoritetet zvicerane gjetën dhjetë kilogramë heroinë.
Deri më tani janë konfiskuar gjithsej 14 kilogramë heroinë me kualitet të lartë. Vlera e shitjes nëpër rrugë arrin shifrën prej dy milionë frangave.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














