Kultura
Lisbona i mirëpret garuesit e Eurovisionit
Konkurrentët që përfaqësojnë 43 vende në edicionin e 63-të të Eurovizionit morën pjesë në një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin portugez.
Shikuesit dhe juritë votojnë për këngët e tyre të preferuara me telefon ose SMS, por një shtet nuk mund të votojë për përfaqësuesin e vet, përcjell albinfo.ch.
Konkurrentët do të garojnë në dy gjysmëfinale që mbahen më 8 dhe 10 maj përpara finales së madhe, më 12 maj, ku 26 pjesëmarrës do të konkurrojnë për çmimin e parë.
Eurovizioni është mbajtur që nga viti 1956. Netta Barzilai e Izraelit me këngën e saj “Toy” shihet si favorite e ndjekur nga përfaqësuesi norvegjez me këngën ” That’s how you write a song”.
Shqipëria përfaqësohet nga Eugent Bushpepa. Rock këngëtari i njohur shqiptar është zotuar se do të bëjë më të mirën e mundshme që ta përfaqësojë denjësisht Shqipërinë. Salvador Sobral, përfaqësuesi i Portugalisë, e ka fituar Eurovizionin e vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












